Biznesi shprehet kunder kushtit te Tatimeve per vendosjen e kasave
Vendosja e kushtit nga ana e administrates tatimore ndaj atyre bizneseve qe nuk kane vendosur kasa fiskale konsiderohet i padrejte nga grupet e interesit. Pas lajmit te publikuar nga Shqip nje dite me pare sipas te cilit Tatimet nuk do te afrojne asnje sherbim ndaj atyre bizneseve qe nuk jane pajisur me kasa fiskale vijne reagimet e para nga eksperte te fushes fiskale dhe nga kategoria kryesore e biznesit.
Ne menyre kategorike Xhavid Curri njohes i mire i ligjeve tatimore dhe i raporteve me biznesin deklaron se urdhri eshte i padrejte dhe nuk bazohet ne asnje ligj. Eumlshte teresisht e gabuar dhe i nxituar. Nuk mund ti vendosesh biznesit kushte per te marre sherbimin te Tatimet te cilat ai i ka fituar me ligj dhe vendime qeverie - deklaron per gazeten Curri ish-drejtues i larte i administrates tatimore.
Leshimi i nje urdhri qe ndalon sherbimin tatimor ndaj atyre biznese qe nuk e kane vendosur ende kasen fiskale shikohet si mjet per te shtyre subjektet private per ti instaluar pajisjet pasi jane teper vone me respektimin e afateve. Por sipas Currit nje urdher i tille nuk do te jape asnje zgjidhje perkundrazi do ia beje biznesit jeten akoma e me te veshtire.
Tjeter koncept ka Agim Binaj ekspert i fushes se kontabilitetit bilanceve financiare te biznesit dhe i ligjeve fiskale. Sipas tij vendosja e kushtit behet per te shtyre biznesin drejt respektimit te afateve qe skadojne me 31 dhjetor. Une personalisht nuk e shikoj dhe aq te nxituar. Biznesit i eshte vendosur nje afat per pajisjen me kase fiskale te cilen ai nuk po e respekton. Atehere administrata tatimore ka gjetur rrugen tjeter qe mund ti jape zgjidhje vendosjes se kasave nje here e pergjithmone - tregon Binaj i cili jep shembuj nga vendet e zhvilluara qe nuk tolerojne ne rastet e mosrespektimit te afateve. Megjithate Binaj shpreh nje dyshim lidhur me procesin. Eumlshte tjeter ceshtje zbatimi i saj ne realitet pasi po te shohesh ne terren ka nje sere mangesish qe lidhen me cmimet e larta dhe me bizneset qe e ofrojne sherbimin per kasen fiskale. Ne rast se do te kemi nje treg te liberalizuar dhe me cmime konkurruese atehere urdhri do te gjente nje zbatim akoma dhe me efikas - sqaron Binaj.
Per te pasur nje qendrim sa me gjitheperfshires lidhur me urdhrin tatimor per bllokimin e sherbimit gazeta shqip ka pyetur edhe Luigj Aliajn kryetarin e Shoqates se Hidrokarbureve kategoria me e prekur nga ligji dhe vendimi per vendosjen e kasave fiskale per shkak edhe te natyres specifike qe ofron tregu i karburanteve ne teresi. Personalisht shprehem kunder ketij vendimi per arsyen se ne terren nuk jane zgjidhur ende ceshtjet themelore dhe jo me te diskutosh per kushte te tilla. Qeveria e ka kushtezuar qe ne fillim vendosjen e kasave duke percaktuar vet ajo tipin sistemin qe duhet instaluar dhe shoqerine qe e mundeson ate. Per aq kohe sa vet shoqerite e autorizuara nuk plotesojne kushtet e kontrates per levrimin e mallit brenda afatit etj nuk ka sesi ne ti pergjigjemi kushtit te Tatimeve per vendosjen e kasave - tregon Aliaj. Sipas tij aktualisht jane te pajisura me kasa fiskale sipas sistemit te ri vetem 30 pika te shitjes me karburant nga 1200 pika qe jane gjithsej.