PRMBYTJET OSE SHKODRANT N 500 VJET VETMI
Shkodra u permbyt perseri. Per te pesten here per nje periudhe jo me te gjate se ajo e nje viti. Kur kataklizmoja ndodhi per te paren here Kryeministri i vendit u perpoq te justifikoje papergjegjshmerine e qeverise me reshjet e jashtezakonshme qe sipas tij mund te ndodhnin nje here ne 100 vjet. Por me pas permbytjet ndodhen perseri dhe perseri. Njerezit humben prona e bageti perseri nga e njejta mizori kembengulese. Mos valle e qiellit Apo e qeverise Kjo e dyta na duket me e sakte. Sepse qielli ka nje vit qe paralajmeron per te keqen. Nderkaq me gjithe premtimet e vetemburrjet qeveria nuk ka bere asgje qe te parandaloje tragjedine per banoret e Shkodres. Dhe po te marresh si te verteta fjalet e Berishes mbi reshjet qe ndodhin nje here ne 100 vjet atehere duhet te pranojme se pas pese permbytjesh radhazi shkodranet brenda nje viti kane 500 vjet qe jane lene ne vetmi nga nje qeveri e papergjegjshme qe nuk shqetesohet per jeten dhe pronen e qytetareve te vet.
A jane te shmangshme permbytjet ne Shkoder Tashme pas pese vershimesh radhazi ne nje kohe rekord te shkurter jane dhene shume shpjegime. Specialistet e hidrikes kane folur. Madje ka folur edhe vete qeveria. Dhe ka pohuar se permbytjet mund te shmangen madje se do te shmangen duke marre me kohe masa per te bere investimet e duhura ne argjinaturat e lumit Buna si dhe ne tere infrastrukturen qe i sherben ketij qellimi. Atehere perse nuk ndalin vershimet perse familje te tera detyrohen sot te evakuohen duke lene prapa shtepi e katandi te vene me mundin dhe djersen e nje jete pune Per faktin e thjeshte se qeveria nuk i mbajti premtimet per investime qe do parandalonin derdhjen e Bunes. Kujtoni dhe deklarimet populiste te Berishes kur premtonte se do ta shnderronte Bunen ne nje vend turistik. Permbytjet e ketyre diteve tregojne se te gjitha kane qene genjeshtra qe qeveria te hidhte lumin ku kane ngecur perseri shtepite e jo pak shkodraneve. Berisha tha se faji ishte i Zotit. Sot ai perseri thote se fajin e kane reshjet e shumta qe vijne nga alpet Fajeson malet natyren dhe Zotin kur fajtor kryesor eshte Kryeministri dhe qeveria e tij e papergjegjshme dhe e paafte per ti dale perpara nje te keqeje qe ka me shume se nje vit qe eshte paralajmeruar nga vete Zoti. Sepse tashme ka nje vit qe konstatohet nje tendence shtimi reshjesh dhe qe duhet ta bente cdo qeveri te merrte masa jo vetem me investime ne argjinatura e rrjete kulluese por edhe per nje administrim tjeter ne perputhje me regjimin e perforcuar te reshjeve te digave te kaskades se Drinit. Po te veprohej ne kohe keshtu permbytjet do te shmangeshin ose demet do te ishin minimale. Por nuk mund te ndodhe keshtu me nje qeveri qe e ka mendjen te shese sa me shume energji per te kompensuar aventurat e saj financiare si investimi skandaloz dhe korruptim prej me shume se 1 miliard euro ne rrugen Durres-Kukes qe e kane cuar borxhin publik ne kufirin e frikshem te 60 te Prodhimit Bruto GDP. Specialistet kane folur me kohe. Me kete regjim te shtuar reshjesh qeveria duhet te rishikonte rregulloren e menaxhimit te kaskades te rishikonte maksimumin e niveleve te ujit neper diga duke i zbritur ato. Vetem keshtu do te mund te shpetoheshin pronat e qytetareve tokat bagetite dhe te mbjellat nga permbytjet. Por kete nuk mund ta beje nje qeveri qe preferon me mire te permbytet disa here fshatari i Obotit sesa te humbase disa qindra mije euro nga ulja e nivelit te ujit ne rezervuare. Nese duhen humbur disa qindra mije euro le ti humbasin qytetaret nga demtimi i pronave te tyre. Qeveria jo. Ajo nuk duhet te humbase asnje kacidhe nga eurot e korrupsionit dhe luftes per pushtet. Por a nuk do te thote nje gje e tille te sakrifikosh popullin qe te fal voten dhe pushtetin ne themelet e pushtetit