E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenët serbë nuk duan doganimin në jug të Mitrovicës

Në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për menaxhimin e përbashkët të kufirit merret veshe se qytetarëve serbë të pjesës veriore të Kosovës do t’iu lejohet futja e mallit pa dogane deri në 3.5 tonë. 

Kjo vlen vetëm për mallrat po akcizë, ndërsa mallrat që kanë akcizë, siç janë derivatet e naftës, cigaret, alkooli etj, do të drejtohen për në terminalin doganor në jug të Mitrovicës kanë njoftuar burime jozyrtare. Për këtë shkak, një grup biznesmenësh nga veriu i Kosovës të mërkurën kanë vizituar pikëkalimin kufitar në Jarinje, duke kërkuar shpjegime të hollësishme nga shefi i EULEX-it në këtë pikë kufitare.

Sipas mediumeve serbe të veriut të Kosovës, Slavisha Milentieviq, biznesmen nga veriu dhe përfaqësues i Industrisë së Naftës të Serbisë për Kosovë, pas takimit me përfaqësuesin e EULEX-it në Jarinje, ka theksuar se tri autobote të ngarkuar me derivate të naftës të mërkurën janë bllombuar në Jarinjë dhe kanë marr rrugën për në jug të Mitrovicës, transmeton koha.

Pasi që zyrtarë e EULEX-it kanë theksuar se nëse kamionët nuk shkojnë në terminalin doganor në jug të Mitrovicës dhe nuk i paguajnë obligimet ndaje doganave të Kosovës do të pasojën ndjekje penale si për ndërmarrjen ashtu edhe për shoferin e kamionit.

Milentijeviq, sipas mediave të veriut, më tej ka shtuar se nëse nuk rregullohet kjo çështje, përkatësisht që mallrat që hyjnë në veri të Kosovës të mos dërgohen në jug, atëherë në veri të Kosovës do të këtë mungesë të gjërave ushqimore, pasi që biznesmenët serbë nuk janë të gatshëm të paguajnë për doganat e Kosovës pasi që këto nuk i njohin.

Biznismenet e veriut të Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të paguajnë për të ashtuquajturat dhe të vetëshpallurat dogana të Kosovës, ka thënë Milentieviq. Ai iu ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre serbe që të respektojnë marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të kufirit ku serbët nuk do të paguaj doganë apo akcizë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›