MSA për Kosovën, pas përmbushjes së prioriteteve afatshkurtëra

Raportohet se komentet për Kosovën nga ky takim kanë qenë se duhet të vazhdojnë negociatat më Serbinë, Kosova të bashkëpunojë me EULEX-in dhe të mbështetet me dëshmi konkrete në luftën e anti-korrupsionit.
As për Serbinë nuk ka datë për nisjen e negociatave për anëtarësim, edhe pse është thënë se ajo ka bërë progres. Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së i kanë rekomanduar Këshillit të BE-së që të propozoj hapjen e negociatave me Serbisë “gjatë presidencës së ardhshme”, nëse vazhdon përparimin.
Shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt u ka thënë gazetarëve pas takimit në Bruksel, i cili ka zgjatur gati pesë orë se kur bëhet fjalë për Serbinë, në konkluza përmendet “korniza kohore” e lidhur me caktimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
I pyetur se a bëhet fjalë për qershorin e vitit të ardhshëm dhe se a dihet data konkrete, ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për datë, por për periudhë kohore. Bildt ka thënë se për përparimin e mëtejmë do të diskutohet në takimet e ardhshëm të Këshillit të Evropës.
Edhe Ministri shtetëror për çështje evropiane i Gjermanisë, Michael Link, ka theksuar se specifikimi i datës konkrete për fillimin e bisedimeve është shndërruar në një prirje të keqe. Sipas tij, në rastin e Serbisë, është e nevojshme të shqyrtohet synimi i këtij vendi për anëtarësim në BE, si rast unik. (RTK)
Link: Synimi i Serbisë për pranin në BE - rast i veçant
Ministri shtetëror për çështje evropiane i Gjermanisë, Michael Link, tha se specifikimi i datës konkrete për fillimin e bisedimeve është shndërruar në një prirje të keqe.
Sipas tij, në rastin e Serbisë, është e nevojshme të shqyrtohet synimi i këtij vendi për anëtarësim në BE si rast unik.
“Ne gjithnjë themi natyrisht, se duke dhënë data të sakta gjithmonë është – në rastin e çështjeve të zgjerimit – diçka që ne e kishim bërë në të kaluarën shumë shpesh, pasi kjo çdoherë rrezikon që të mos jepen stimulse. Por, kjo është një rregull e përgjithshme, që nuk është specifike vetëm për Serbinë, por qasje e përgjithshme se çka ka mësuar Bashkimi Evropian nga situatat e kaluara”, i tha Link Radios Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai ka theksuar se është e domosdoshme të lëvizet përpara me ndjenjën e qëllimit dhe të përgjegjësisë.
“Pjesa më e rëndësishme për ne është se secili që dëshiron realisht të jetë anëtar i BE-së, pra ai ose ajo, nuk do të duhej të lëvizte vetëm në momentin e fundit të mundshëm”, tha ministri Link në Bruksel, duke folur për gjasët që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për pranim. (REL)