E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni Kelmendi Nuk doja ta vrisja Emin ngushellime prinderve

TIRAN- Me fytyre te zverdhur floke te shprishur ze qe i dridhej dhe me nje shprehje pendese ne fytyre eshte paraqitur dje ne gjyq i akuzuari per vrasjen e Elsiana Hidershaj e njohur ndryshe si Emmy biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi.


Ai ka treguar para Gjykates zenken e fundit me ish te dashuren 21-vjecare dhe versionin e tij per ngjarjen. Shpreh ngushellim per familjen e vajzes dhe i them qe nuk e kam vrare vajzen e tyre me te cilen prej gati dy vitesh kisha nje lidhje intime.


Kjo lidhje ishte drejte ndarjes dhe naten e ngjarjes kam shkuar ne afersi te lokalit ku kishte muzike live. Shkova per ta takuar dhe lene nje porosi qe duhej tia jepja. E kam kontaktuar ne telefon dhe ka dale jashte lokalit per te me takuar.


Sapo eshte afruar te makina ime e tipit Tuareg me targa 612 KS 188 ka filluar debatin me mua pasi isha shoqeruar me nje shoqe. shte afruar te dritarja e makines ku ka nisur debati per prezencen e asaj femre ne makine. Per te evituar cdo kontakt fizik me mua apo shoqen une kam tentuar te largohem por ajo eshte kapur per dritare. Ne ate moment une kam shkelur pedalin e gazit dhe ajo eshte rrezuar nga mbrapa.


Jam larguar duke derguar shoqen qe kisha ne makine ne banesen e saj dhe jam kthyer ne vendin e ngjarjes per ta takuar Emmy-n. Aty mesova se ajo ishte rrokullisur dhe kishte rene me koke ne toke duke pesuar demtime dhe me pas e kishin derguar ne Spitalin Ushtarak. Qe aty kam ikur per ne Spital ku edhe me ka arrestuar policia- ka pretenduar nder te tjera Aziz Kelmendi para togave te zeza duke kerkuar nje mase te bute sigurie sepse sipas tij nuk ka pasur si qellim lendimin e kengetares.


Po ne kete linje ishin edhe pretendimet e avokatit mbrojtes qe kerkoi nga Gjykata nje mase me te bute per klientin e tij pasi sipas avokatit aksidenti me pasoje vdekjen e vajzes ishte shkaktuar nga pakujdesia. Mesohet se avokati para gjyqtarit te masave ka kerkuar nje mase me te bute qofte edhe me garanci pasurore deri ne perfundimin e akt-ekspertimit te policise rrugore per kete ceshtje.


Por kete kerkese mesohet se e ka kundershtuar prokurori i ceshtjes i cili e ka cilesuar vdekjen e kengetares Emmy si vrasje me dashje nga i dyshuari Kelmendi. Mesohet se prokurori ka pretenduar se biznesmeni kosovar pervec se e ka goditur 21-vjecaren me makine e ka marre zvarre ate per disa metra duke i sjelle demtime te renda ne koke demtime keto qe i sollen vdekjen disa dite me pas ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.


Gjykata e Shkalles se Pare pasi degjoi pretendimet e paleve ne proces ate te mbrojtjes vete te dyshuarit Kelmendi dhe prokurorit te ceshtjes vendosi qe biznesmeni kosovar te izolohet ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve per akuzen e vrasjes me dashje. Aksidenti me pasoje vdekjen e kengetares Emmy ka ndodhur agimin e se dieles ne rrugen Sadik Petrela prane nje lokali nate me muzike live.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›