E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori Sefgjini ka urdheruar Koldashin per rrembimin e Remzi Hoxhes

TIRAN- Ish-zv.drejtori i Sherbimit Informative Kombetar ne Tirane i pandehuri Arben Sefgjini qe tashme mban detyren e drejtorit te pergjithshem te Sherbimit te Proves qe ndodhet ne vartesi te ministrise se Drejtesise refuzon te jap shpjegime para togave te zeza ne lidhje me akuzat per rrembimin e Ziso Kristopulit Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhes.


Ky vendim i refuzimit nga i pandehuri Sefgjini per tu pyetur erdhi pas konsultimeve me avokatin dhe legjislacionin ne fuqi qe i jep te drejten te pandehurit qe mos dhene shpjegime.


I ndodhur ne keto kushte prokurori kerkoi pyetjen e te pandehurit tjeter te ketij procesi shtetasin Avni Koldashi i cili edhe ky refuzoi te jap shpjegime duke mbetur besnik te atyre qe ka deklaruar ne fazen e hetimeve ne vitin 2008. Pas ketij refuzimi prokurori Xhevat Hana lexoi deshmine dhe deklaraten e te pandehurit Koldashi i cili akuzonte direkt ish-eprorin e tij Sefgjinin per urdhrin e leshuar per rrembimin e Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhes.


Ne tetor te 1995-es me kerkoj ne drejtorine e Tiranes drejtori Mehmet Hoxholli dhe zv.drejtori Arben Sefgjini. Pasi u pershendeta me thane se kemi nje person qe duhet te terheqim nga Saranda per bisede operative por meqenese rruga eshte e larget dhe mund te kete probleme larg qofte nje aksident mund te kete nje konfrontim ne rruge.


Me thane se eshte e nevojshme e duhet te shkosh ti meqenese je me i njohur me problemet je me i afte se inspektoret pasi veprimtaria ishte e sigurt. Dakord i thashe une dhe shkova me dy inspektore dhe mora Ziso Kristopulin dhe e solla ne Tirane dhe me pas ne Vaine te Lezhes e dorezova-mesohet se pati thene nder te tjera i pandehuri Koldashi.


Ndersa ne lidhje me rrembimin e Hoxhes i pandehuri Koldashi pati akuzuar Sefgjinin se e kishte urdheruar ta merrte po ne nje bisede operative shqiptaro-maqedonasin Hoxha qe ende rezulton i zhdukur. Ishte po tetor i 1995-es kur me kerkojne ne drejtori zv.drejtori i SHIK-ut te Tiranes z.Arben Sefgjini i cili mbulonte problemet operative.


Dhe me thote se eshte nje person te cilin duhet ta terheqim ne bisede operative. Problemi mesa mbaj mend une me tha eshte i nje rendesie te vecante sepse mund te kryhet ndonje akt i paprecedent.


Me tha se eshte e domosdoshme ta gjejme sot dhe ta terheqim ne bisede... ky person ishte ne vezhgim por nuk e njihja me emrin Remzi Hoxha por me nje pseudonim qe nuk e mbaj mend... pak minuta me vone me njofton serish Sefgjini dhe me thote se ishte identifikuar vendi ku ndodhej ky person... shkova me nje agjent te zyrat e punes se tij qe ndodheshin te Frigoriferi ne Tirane dhe aty u njoha me Remzi Hoxhen.


I kerkova te vinte me ne per nje bisede operative dhe ai erdhi dhe u larguam qe aty...Sefgjini drejtonte operacionin dhe me urdheroi te nisesha per nga Zogu i zi nga rruga per ne veri.


Kemi kaluar Zogun e Zi dhe deri ne Institut na tha se duhet te ndalni makinen dhe personi duhet ti kalohet kryetarit te deges se pare z.Ilir Kumbaro. Kane ardhur dy makina te tjera. Me kujtohen si fytyra inspektore te deges se Ilirit. Edhe une kam dale nga makina. Ka ardhur Iliri. I thashe Ilir e degjove Po me tha.


shte urdher i zv.drejtorit do na japesh leje se ne jemi sektor operativ e mori kryetari i deges se pare Ilir Kumbaro dhe ne u kthyem per ne Tirane...-pate thene nder te tjera Koldashi gjate deklarimeve te tij. Kjo deshmi u administrua edhe pse mbrojtja e kundershtoi.


Gjate seances se djeshme gjyqesor prokurori i ceshtjes kerkoi nga Gjykata te marre ne pyetje me ane te leter-porosise shtetasin Ilir Kumbaro qe sipas akuzes ndodhet ne Angli.


Kerkoi te pergatisim disa pyetje per ti derguar ne adrese te te pandehurit Ilir Kumbaro qe ndodhet ne Mbreterine e Bashkuar ku te merret ne pyetje per rrembimin e Remzi Hoxhes. Keto pyetje te dergohen me ane te leter-porosise dhe autoritete angleze ta ekzekutojne-tha prokurori Hana.


Por i menjehershem ka qene reagimi i avokatit Vojo Bregu qe e kundershtoi kete kerkese duke pretenduar se Gjykata Angleze ende nuk e ka gjetur shtetasin Ilir Kumbaro. Nuk e di ku do i dergoje prokurori pasi Ilir Kumbaro nuk eshte arrestuar. Personi qe pretendon prokuroria se eshte ndaluar ne Angli eshte shtetasi Shaqa Shatri dhe ende nuk ka nje vendim qe provon se ky person eshte Ilir Kumbaro.


Keshtu qe i kerkojme prokurorise te gjeje dhe te identifikoj njehere Ilir Kumbaron dhe me pas ti nis pyetje pasi deri me tani nuk kemi ndonje te dhene qe Kumbaro eshte i arrestuar-tha avokati Bregu duke pretenduar se shtetasi i arrestuar ne Angli nuk eshte Kumbaro po shtetasi kosovare Shaqo Shatri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›