E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria 216 vjet burg per 10 te pandehurit e masakres se Qafe Gjashtes

TIRAN- Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet pas 77 seancave gjyqesore te shqyrtuara gjate 26 muajve te fundit perfundoi hetimin gjyqesor ndaj 10 te pandehurve te akuzuar per ngjarjen e Qafe Gjashtes ku mbeti i vrare dhe u dogj polici Gjergji Mehmeti kolegu i tij Sokol Bizhga mbeti i plagosur dhe Eduart Aliaj u mor peng duke u torturuar per disa dite.


Me perfundimin e hetimit gjyqesore peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi i dha fjalen prokurorit te ceshtjes Adnan Xholi per te lexuar konkluzionet perfundimtare.


Prokurori Xholi ne fjalen e tij kerkoi nga togat e zeza te deklaroi fajtor 10 te pandehurit e kesaj ngjarje per akuzat e Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ndaj punonjesit te policise gjate detyres dhe Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese te mbetur ne tentative ndaj punonjesve te policise gjate detyres te dyja keto ne bashkepunim.


Per kryerjen e ketyre veprave sipas prokurorit te pandehurit duhet te denohen ne total me 216 vjet heqje lirie dhe vuajtja e ketyre denimeve te behet ne burgjet e sigurise se larte per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin.


Prokurori Xholi pas perfundimit te leximit te konkluzioneve perfundimtare te perpiluar ne rreth 100 faqe A4 ku edhe kerkoi masat e denimit per secilin prej tyre dy vellezerit Vladimir e Nestor Sinani reaguan duke leshuar fjale fyese ne adrese te prokurorit.


Pas fjales se prokurorit gjyqtari Prendi nderpreu seancen gjyqesore duke i lene dy jave kohe mbrojtjes dhe vete te pandehurve te pergatisin pretendimet e tyre perfundimtare per akuzat.


Ngjarja

Sipas pretences se prokurorit me 4 mars 1997 rreth ores 700 te mengjesit oficeri Sokol Bizhga eshte telefonuar ne ate kohe nga zv.ministri i Brendshem Agim Shehu i cili e urdheroi te marre tre efektive te policise dhe te niset per ne Sarande per te kthyer rregull ne Komisariatin e qytetit jugor. Kjo pasi nje dite me pare policia e Sarandes kishte braktisur Komisariatin dhe ndertesa ishte djegur nga turma e irrituar per humbjen e parave ne firmat piramidale.


Oficeri Bizhga se bashku me efektivet Myzafer Blushi Eduart Aliaj dhe Gjergji Mehmeti niset per ne Sarande me mjetin tip Benz 240 D ne pronesi te Blushit. Rreth ores 1200 tek nenstacioni elektrik i qytetit te Sarandes makina e tyre parakalohet nga nje makine tip Benz 190 brenda te cilit ishin tre persona mes tyre A.Hysi i pandehuri Edmond Sejko i njohur si Bubeqi dhe shtetasi F.Mahmutaj ne sediljen e pasme. Pas disa metrave kjo makine ndalet dhe Sejko i del para makines se tyre me arme ne dore ku u kerkon efektivave te policise te identifikoheshin dhe te tregonin pse kishin ardhur ne Sarande.


Ne kete moment oficeri Bizhga i eshte pergjigjur duke u prezantuar dhe njekohesisht i kerkon te carmatoset por has rezistencen e te pandehurit. Pas nje shkembimi zjarri shoferi i makines A.Hysi largohet duke lene dy shoket e tij Sejkon dhe Mahmutajn ne rruge. Policet carmatosin Sejkon dhe e marrin ne makinen e tyre me qellim qe te siguronin kalimin pa probleme nga Saranda nese ndesheshin me njerez te tjere te armatosur rruges.


Ne kohen kur A.Hysi iken me makinen e tij ndalet ne vendin e quajtur Qafa e Gjashte pikerisht prane nje karburanti qe ndodhej rreth 200-300 metra nga nenstacioni elektrik.


A.Hysi komunikon me grupin e personave te armatosur te pandehurit dhe u thote se nje automjet me targa te Vlores me disa persona te armatosur kane marre peng Sejkon dhe kunatin e tij F.Mahmutaj dhe me pas largohet ne drejtim te fshatit Metoq te Sarandes.


Pas pak minutash makina me punonjesit e policise mberrin ne Qafa e Gjashte por nga nje distance 50 metrash para pikes se karburantit ne drejtim te policeve nis sulmi me arme zjarri nga te pandehurit.


Edhe pse identifikohen me te bertitur se jane polic te pandehurit qellojne ne drejtim te tyre ku pas rreth 10-15 minutave mbeti i vrare polici Mehmeti. Nga shkembi i zjarrit u plagos Bizhga dhe arriti te largohet se bashku me Blushin ndersa Aliaj u kap penge ku edhe u keqtrajtua per disa dite ne Sarande.


Pas pushimit te zjarrit te pandehurit i vene flaken makines ku ndodhej trupi i vrare i policit Mehmeti dhe me pas turma terhiqet ne qytetin jugor ku rrihet e torturohet publikisht pengu Aliaj qe u shpetua pas disa ditesh nga Myrteza aushi i njohur si Zani i Vlores me kerkese te familjareve te Aliajt.


MASAT E DNIMIT PR T PANDEHURIT

Vladimir Sinani 24 vjet burg
Mikel Kendezi 23 vjet burg
Agron Qurku 23 vjet burg
Edmond Sejko 22 vjet burg
Alqi Paguni 21 vjet burg
Aleko Balaj 21 vjet burg
Nestor Siani 21 vjet burg
Arben Kendezi 21 vjet burg
Eduart ipa 20 vjet burg
Ristan Lake 20 vjet burg

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›