E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, Euro-deputetët "xhindosin" Lukashenkon

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, ka dënuar thirrjet e ligjvënësve të Parlamentit Evropian për të privuar Bjellorusinë nga organizimi i Kampionatit Botëror të Hokejit më 2014, për shkak të shkeljeve që u bën regjimi të drejtave të njeriut.

Në një intervistë për mediat ruse, Lukashenko, i cili është i njohur për pasionin e tij për “sportin e akullit”, ka thënë se thirrjet janë një “hap politik, që nuk ka asnjë lidhje me sportin”.

Këtë muaj, një grup i euro-parlamentarëve ka kërkuar bojkotimin e kampionatit në Bjellorusi, nëse Federata Ndërkombëtare e Hokejit refuzon të zhvendosë ngjarjen në një tjetër shtet.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë paralajmëruar autoritetet e hokejit se gara në Bjellorusi do të mund t`i jepte legjitimitet regjimit autoritar të Lukashenkos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›