KS i OKB-së miraton një deklaratë për Sirinë

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar një deklaratë, që mbështet planin e të dërguarit të Lidhjes Arabe Kofi Anan, për t’i dhënë fund trazirave 1 vjeçare në vend.
Njoftimi bën të ditur se Siria do të përballet “ me hapa të mëtejshëm’ nëse nuk pranohet propozimi me 6 pika i zotit Annan. Plani bën thirrje, për armëpushim, dialog politik mes qeverisë dhe opozitës, si dhe lejimin në vend të agjencive të ndihmave humanitare.
Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh, përfshirë edhe Kinën e Rusinë, ranë dakort për gjuhën e përdorur në deklaratë.
Deklarata e mbështetur në projektrezolutën franceze, shpreh “ shqetësim të madh “ për përkeqësimin e situatës në Siri dhe bën të ditur se kjo situatë është kthyer në “ një krizë serioze të të drejtave të njeriut dhe në një situatë të mjeruar humanitare”. Në të i jepet mbështetje e plotë përpjekjeve të zotit Anan për t’i dhënë fund “menjëherë dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut” në Siri.