E Diel, 1 Nëntor 2026

Grusht shteti në Mali, ushtarët marrin pushtetin

Një grup ushtarësh në Mali të Afrikës ka organizuar grusht-shtet për t`i dhënë fund sundimit të presidentit Amadou Toumani Tour.

Ushtarët kanë thënë se kanë rrethuar pallatin presidencial dhe kanë arrestuar ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të vendit dhe anëtarët e “regjimit të paaftë” siç i kanë cilësuar anëtarët e qeverisë.

Ushtarët kryengritës janë zotuar se do t`i dorëzojnë pushtetin qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar të mbaheshin në më pak se një muaj, por ushtarët, gjatë paraqitjes në televizionin shtetëror, nuk kanë pohuar nëse ato do të mbahen sipas planit të parashikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›