E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS heq dorë nga kërkesa e 30 qershorit

Pas një shtyrje prej afro 45 minutash ka rinisur seanca e Kolegjit Zgjedhor ku do të shqyrtohet padia e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë.
 

Seanca e cila pritej të niste në orën 10:00 është shtyrë pas kërkesës së Partisë Demokratike për të bashkuar dy ankimimet e bëra nga Partia Socialiste.
 

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar që dy ankimimet e PS-së dhe përkatësisht e 30 qershorit dhe ajo e 2 korrikut të bashkohen dhe të shqyrtohen si një e vetme.
 

Ndërkohë në ankimimin prej 20 faqesh PS-ja liston provat e manipulimit të procesit që sipas saj kanë çuar në mosrakordim të shifrave mes numrit të votave dhe votuesve ku sipas saj janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve.
 

PS-ja gjithashtu ka bërë pjesë të ankimimit të saj kqyrjen e pamjeve filmike të cilat dëshmojnë se deri në momentin kur KQZ mori në rinumarim votat kishim përputhje të tabelës së rezultateve në KZAZ me nurmin e votuesve ku sipas saj para se votat të hetoheshin në KQZ-së, në kutitë e votimit janë shtuar fletë votimi.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›