Bjellorusia i dëbon vëzhgueset ruse
Tre vëzhguese ruse, të cilat ishin të pranishme në gjykimet e aktivistëve të opozitës në Bjellorusi janë dëbuar nga vendi.
Një grup i të drejtave të njeriut tha se Ljubov Zaharova, Jekaterina Korosteleva dhe Irina Pajkaçeva janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në Minsk.
Tre gratë po vëzhgonin gjykimet e 16 aktivistëve të opozitës, të cilët morën pjesë në protestat pas rizgjedhjes së presidentit Aleksandr Lukashenko në 19 dhjetor.