Saudia themelon trup për luftimin e korrupsionit
Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite raportoi se qeveria saudite ka formuar një trup kombëtar për luftimin e korrupsionit.
Raportohet se komisioni do të ketë kompetenca të gjera për t`i ndjekur të pandehurit.
Hapi vjen pas pretendimeve të fundit për korrupsion dhe trazira në mbretërinë e pasur me naftë.