E Diel, 1 Nëntor 2026

Talibanët sulmojnë disa ndërtesa qeveritare në Afganistan

Talibanë të armatosur kanë sulmuar sot ndërtesat qeveritare në qytetin jugor Kandahar në Afganistan.

Guvernatori i provincës tha se të paktën dy njerëz janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur në valën e sulmeve. Talibanët thanë se militantët e tyre kishin hyrë në Kandahar me qëllim që ti sulmonin ndërtesat qeveritare.

Javën e kaluar talibanët thanë se planifikojnë më shumë sulme të shkallës së gjerë si pjesë e ofensivës pranverore të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›