E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusia në prag të çarjes së marrëdhënieve me Rusinë

Minsk - Bjellorusia pritet të ndërrojë kurs në marrëdhëniet e saj me Rusinë, duke u afruar më pranë vendeve të Bashkimit Evropian. Presidenti Aleksandre Jushçenko deklaroi sot se vendi i tij nuk duhet të përulet më përpara Rusisë, por ta kërkojë të mirën e tij duke u afruar me partnerë të tjerë.

"Nëse nuk funksionon me rusët, nuk kemi pse të përulemi, dhe nuk kemi pse të qajmë e të rënkojmë. Duhet të shkojmë ta kërkojmë të mirën tonë në një pjesë tjetër të botës", tha Jushçenko, sipas shërbimit të shtypit të presidencës bjelloruse.

Kjo deklaratë “bombastike” vjen vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit rus, Vladimir Putin, e cila u karakterizua me tensione. Bjellorusia mësohet të ketë refuzuar një kredi nga Rusia për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor.

Ky vend ishte aleati më i afërt i Rusisë nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, por, kohët e fundit politika e Jushçenkos është drejtuar kah Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›