Itali, trageti përfshihet nga flakët gjatë udhëtimit
Napoli - Flakët përpinë në mes të udhëtimit një traget që ishte nisur nga Napoli në drejtim të Palermos. Për fat të mirë incidenti u mbyll pa viktima, pasi të 530 pasagjerët kaluan në varkat e shpëtimit.
Pjesa më e madhe e ekuipazhit vendosi të qëndronte në anije për të shuar flakët e nisura nga vendi ku ishin të parkuara makinat. Menjëherë në ndihmë erdhën edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët arritën të ulnin intensitetin e flakëve.
Ekuipazhi kishte menduar në fillim ta çonte anijen pranë portit, por bllokimi i timonit e bëri të pamundur një gjë të tillë. Operacioni i shpëtimit të personave në bord zgjati rreth 6 orë.