E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Musavi i gatshëm për bisedimet bërthamore

Teheran - Kandidati për president i Iranit, Mir Hossein Moussavi, shprehet se është i gatshëm për të zhvilluar bisedime me gjashtë fuqitë e mëdha për dosjen bërthamore iraniane, në rast se zgjidhet president.

"Jam i gatshëm të hyj në bisedime me grupin gjashtëshes (SHBA, Francë, Kinë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani)", deklaroi për shtypin Moussavi.

Por, ai shton se do të vazhdojë programi bërthamor i Iranit. "Ne nuk do të heqim dorë nga teknologjia bërthamore. Ajo që do të diskutohet është mënyra se si do të procedojmë për të garantuar se programi ynë bërthamor nuk do të transformohet në një program ushtarak", theksoi ish-kryeministri.

Moussavi gëzon mbështetjen e ish-presidentit reformator, Mohammad Khatami, duke u konsideruar si konkurrenti kryesor i presidentit, Mahmud Ahmadinexhad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›