Bjellorusia paguan për fitore ndaj Spanjës

Gjenden në pozitën e fundit të grupit të tyre kualifikues për Kampionatin botëror 2014 me humbje nga Gjeorgjia dhe Franca. Por, Bjellorusia ka vendosur ti shpërblejë futbollistët e saj nëse nxjerrin rezultat pozitiv nga përballja e muajit të ardhshëm kundër kampionit në fuqi, Spanjës.
Federata bjelloruse e Futbollit (BFF) ka premtuar trefishimin e bonuseve të kaluara në rast se skuadra fiton ose del e pamposhtur përball yjeve të Vicente del Bosques që kanë triumfuar në tri garat e fundit ndërkombëtare në Euro 2008, Botërorin 2010 dhe Euro 2012. “Secili futbollist do të marr nga 10 mijë dollarë bonus”, deklaroi nënkryetari i BFF-së, Sergei Safaryan gjatë një konference për shtyp.
Në rast të barazimit, futbollistët po ashtu do të shpërblehen, njoftoi ai. Por, realizimi i cilitdo prej këtyre opsioneve pozitive do tw jetw shumw i vwshtirw duke llogaritur fuqinë e Spanjës që është skuadër e cila në vitet e fundit ka dominuar ndaj kundërshtarëve.