E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, 20 miliardë dollarë për Botërorin 2018

Rusia planifikon të shpenzojë gati 20 miliardë dollarë si nikoqir i Kampionatit botëror 2018, ka njoftuar Ministri i Sportit, Vitaly Mutko të dielën.

Gara ndërkombëtare e vitit 2018 do të zhvillohet në 11 qytete rreth shtetit më të madh në botë. Mutko, i cili udhëheq edhe komitetin organizativ (LOC), ka thënë se projekti kushton rreth 19.23 miliardë dollarë, gati dy herë më i madh se shuma që ishte përmendur më herët nga aso kohe Kryeministri Vladimit Putin, kur Rusia fitoi të drejtën e nikoqirit në dhjetor 2010.

“Këto nuk janë shifrat përfundimtare. Këto mund ti konsideroni si vlerësime”, shtoi Mutko i cili tregoi se paratë do të vihen në dispozicion nga qeveria shtetërore. I pyetur nëse stadiumet do të jenë gati, Mutko u përgjigj: “Kemi pesë arena (Moskë, St Petersburg, Kazan, Sochi dhe Saransk) që janë në ndërtim. Javën e ardhshme, mendoj se do të fillojnë punën edhe në katër të tjerë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›