Futbollistët nuk e meritojnë fanellën e Romës

“Shumë futbollistë nuk e meritojnë fanellën e Romës”, deklaroi Sabatini pas ndeshjes për Mediaset Premium. “Ne duhet të ndryshojmë menjëherë rrugëtimin. Menjëherë. Brenda pak minutave ne morën disa goditje dhe skuadra u zhduk. Duhet të kemi reagim nga futbollistët. Nuk duhet të frikësohemi. Ekipi është konkurrent dhe ne duhet të jemi në gjendje të luftojmë me këdo”, u shpreh ai.
Pavarësisht kritikave, Sabatini përkrahu trajnerin Zdenek Zeman dhe formacionin e tij 4-3-3.
“Jemi në mesin e një procesi dhe ende mundohem të nxjerri koncepte të caktuara. Nuk jemi formuar si skuadër, duhet ti qasemi ndeshjeve me një shpirt tjetër. Roma duhet të bëjë më tepër prezencë në fushë me qëndrim dhe motivimin e duhur. Duhet të gjejmë një zgjidhje”, përfundoi ai.