Bjerre: Një e ardhme e BE-së me Shqipërinë, e rëndësishme për të gjithë

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre deklaroi sot, pas Konferencës së 6-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Bruksel, se të gjitha shtetet anëtare të BE-së mbështesin integrimin e Shqipërisë.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren për Zgjerimin Evropian, Marta Kos, ministrja daneze u shpreh se një e ardhme e BE-së me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për të gjithë.
“Kur çelen grup-kapitujt, 5 tashmë nga 6, brenda një kohe kaq të shkurtër, është bërë kjo pasi kapacitet administrative të Shqipërisë kanë qenë të gatshme. Shqipëri, nuk keni vetëm vikingët nga ana juaj, por keni të gjithë BE-në. Të gjitha shtetet anëtare e mbështesin ecjen përpara me Shqipërinë. Një e ardhme e BE-së me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, tha Bjerre.
/m.q//r.e/