E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvend, emrat e propozuar për Këshillin e Mandateve dhe atë të Legjislacionit

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare. Në rend të ditës janë parashikuar tri pika, votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit.

Në nisje të seancës në Kuvend, fillimisht deputetët e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi kryen betimin e tyre. Deputetët e opozitës, munguan në nisje të seancës së parë të sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI të Parlamentit. Ndërsa, deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme në Kuvend për të bërë betimin.

Gjatë punimeve të seancës plenare, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi edhe emrat e propozuar për Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet dhe Këshillin për Legjislacionin.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren emrat e propozuar janë:

PS

Niko Peleshi

Taulant Balla

Ulsi Manja

Bledi Çuçi

Bledi Çomo

Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues

Arkend Balla anëtar zv/anëtarë

PD

Gazment Bardhi

Oerd Bylybashi

Elda Hoti

Gent Strazimiri

Saimir Korreshi

Ivi Kaso zv/anëtarë

Gerta Bardeli zv/anëtarë

Këshilli për Legjilacionin:

PS

Fatmir Xhafaj

Damian Gjiknuri

Olsi Komici

Erion Malaj

Aulona Bylykbashi

Ani Dyrmishi zv/anëtarë

Erjona Ismaili zv/anëtarë

PD

Ivi Kaso

Arjan Ndoji

Gjin Gjoni

Greta Bardeli

Bledi Himçi

Oerd Bylykbashi zv/anëtar

Gazment Bardhi zv/anëtar

Sot, pritet që Kuvendi të zhvillojë dy seanca plenare. Në seancën e pasdites, që do të nisë në orën 17:00, pritet diskutimi për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit.

/e.i//a.f//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›