Bjondia dëmton pesë makina superluksoze në një aksident
Kur mendon se një person në Tiranë u plagos pse aksidentoi një makinë që nuk kushton as dy mijë euro, atëherë thua se për këtë aksident do të kishte ndodhur ndonjë luftë.
Një bionde në timonin e një Bentley Azure, që kushton plot 250 mijë sterlina, ka përplasur fillimisht një Mercedes S Class, që kushton 75 mijë sterlina. Më pas bisha e saj 2.7 tonëshe ka goditur një Ferrarit të zi F430, që kushton 140 mijë sterlina. Pastaj shkoi kokë më kokë me një Porsche 911, që kushton 80 mijë sterlina e më në fund i dha një të goditur dhe një Aston Martin Rapide, që kushton 140 mijë sterlina. Ku mund të ndodhte ky aksident përveçse në Monako, ku gjenden kaq shumë makina luksoze në një vend, sidomos tani që është verë. Qindra njerëz kanë nisur të bëjnë foto në atë që mund të jetë aksidenti më i shtrenjtë që kanë parë.


