77 vjeçari Giorgio Armani me një të dashur të ri?
Ai nuk mund të jetë 77 vjeç. Me një fizik të tillë, Giorgio Armani, ka lënë shumë njerëz pa fjalë. Ikona e botës së modës, njeriu me një pasuri 7 miliard dollarë, është fotografuar gjatë pushimeve në ishullin Formentera në Spanjë, në shoqëri të një mashkulli bukurosh. Se kush është ai, nuk dihet. Vetë Armani është shumë i rezervuar në këtë drejtim.


