E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana nuk komenton

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 15:49

Ka kohë që janë duke qarkulluar fjalë për një lidhje dashurie mes këngëtares Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, por kjo asnjëherë nuk u mohua e as pohua.

Gjatë një interviste për media shqiptare, këngëtarja Elvana Gjata ka mohuar të gjitha këto spekulime, duke thënë se është lodhur duke shpjeguar jetën e saj private dhe se tash është shumë e përqendruar në anën profesionale.

“Të them të drejtën jam lodhur duke shpjeguar jetën time private, marrëdhënien time me Florin që e kam stërthënë nëpër media të ndryshme. Jam duke punuar kaq fort, me kaq shumë dashuri dhe energji këto kohë sa nuk dua t’i jap rëndësi kësaj pjese sepse nuk bën gjë tjetër veçse tërheq vëmendjen kot”, ka thënë Elvana.

Këngëtarja këto ditë ka realizuar këngën “Afër dhe Larg”, ndërsa së shpejti do të vijë me album të ri dhe pret t’i lansojë pesë videoklipe këtë vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›