E Diel, 1 Nëntor 2026

Black out-i shuan dritat në Toronto,në errësirë edhe mbretëresha


Një blackout gjigand elektrik ka goditur pjesën më të madhe të Torontos, qyteti më i madh në Kanada. Por nga kjo situatë, është prekur edhe mbretëresha Elisabetta II dhe të tjerë përfaqësues të lartë të mbretërisë që po jepnin një çmim në njërin prej hoteleve të vendit. Ndalesa elektrike ndodhi ndërkohë që Quebecu dhe Ontario, rajone të Torontos, janë përfshirë nga një valë e të nxehtit. Duket se blackout-i është shkaktuar nga një zjarr i rënë në një transformator elektrik. Kështu, një incident i tillë ka lënë në errësirë, sallën e një hoteli ku sovrania britanike dhe të tjerë zyrtarë të lartë të familjes mbretërore, në përfundim të një vizitë 9 ditore në Kanada, që po merrnin pjesë në një ceremoni për ndarjen e cmimit "Duka i Edinburgut". Në këmbë përpara publikut, bashkëshorti i moshuar i mbretëreshës ka mbetur i habitur kur papritur është ndërpreë energjia elektrike, ndërsa ceremonia ka vijuar me sistemin elektrik të emergjencës. Black out-i ka prekur 250 mijë persona të qendrës së metropolit që numëron 5,5 milionë banorë. Probleme të mëdha janë shkaktuar në trafik pasi shumë semaforë janë jashtë shërbimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›