E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Gruevski takon Leterm, Cërvenkovski Fyle-n



Beteja politike midis dy forcave më të mëdha politike, VMRO-DPMNE dhe LSDM po zhvillohen edhe në planin e politikës së jashtme. Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot pritet të takohet në Bruksel me kryeministrin belg në dorëheqje, Iv Leterme, vendi i të cilit po kryeson Bashkimin Euvropian, ndërsa kryetari i SDM-së, Branko Cërvenkovski do të takohet në Strasburg me eurokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule.
Kontesti i emrit, spiunimi dhe ankesat në adresë të krerëve evroperëndimor lidhur me politikën e brendshme dhe bllokimin e dialogut politik midis opozitës dhe pozitës, por si edhe promovimi se cila nga politikat e këtyre dy forcave oponente është më afër politikës europiane do të jenë temat e takimeve, do të jenë temat kryesore të këtyre takimeve.
VMRO-DPMNE ka theksuar se nga kryeministri belg do të merret mbështetja për procesin eurointegrues dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Nga ana tjetër, LSDM ka theksuar se lideri i tyre është ftuar me iniciativë të vetë Komisionit Europian

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›