Kryeministri izraelit takon Obamën, diksutohet programi nuklear i Iranit
Kreyministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lënë Izraelin për të mbërritur në Uashingto ku do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama për të diskutuar për programin nuklear të Iranit, për aktivitetin e zgjerimit të vendbanimeve dhe për lehtësimin e bllokadës ndaj Gazës. GjIthashtu pjesë e misionit të vizitës së kreut të qeverisë izraelite në uashington, do të jetë rinisja e proCesit të bisedimeve direkte për paqe. "Jeruzalemin dhe Ramallahun e ndajnë vetëm 10 minuta. Unë kam qënë gati gjithmonë për t'u takuar me presidentin e Autoritetet Palestinez, Mahmud Abas që në ditën e parë të kësaj qeverie. Gjithsesi dëshira për paqe duhet të mbërrijë nga bisedimet direkte dhe shpresoj që këtë qëllim ta arrij gjatë vizitës time në Uashington", shprehet Netanjahu në një njoftim për shtyp shpërndarë prej zyrës së tij. Netanjahu do të pritet nga presidenti Obama me të cilin do të diskutojë pikërisht çështjen e mbajtjes së bisedimeve direkte me palestinezët.