E Shtunë, 31 Tetor 2026

BlackBerry dorëzohet, braktis tregun e konsumatorëve

Share

Prodhuesit e Blackberry duket se kanë pranuar sot se e kanë humbur betejën e smartphone-ve, duke deklaruar se do të tërhiqen nga tregu i konsumatorëve. Kompania Research in Motion thotë se do të përqendrohet vetëm tek konsumatorët e biznesit.

Amerikanët, por edhe vende të tjera të zhvilluara, po braktisin telefonat BlackBerry për ato me touch-screen si iPhone apo për modele që punojnë me Google Android.

Pavarësisht suksesit në rritje mes përdoruesve të biznesit, firma ka pasur një sukses shumë të kufizuar në tregun e konsumatorëve.

Kompania pranoi të premten se ka pasur një humbje prej 125 milion dollarë në çerekun e fundit të vitit të shkuar. Të ardhurat ranë nga 5.6 miliard dollarë në 4.2 miliard. Analistët megjithatë prisnin të ardhura në 4.54 miliard dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›