Blackberry Q10, zbulon smartphone-n që ka prekje dhe tastierë (FOTO/VIDEO)
Blackberry ka zbuluar telefonin që ajo shpreson se ka një tipar të dallueshëm nga konkurrenca e ekranit me prekje – një tastierë QWERTY.
Blackberry Q10 do të jetë në dispozicion në javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar për 579 £, edhe pse pritet që të subvencionohen nga operatorët të mëdhenj, dhe në SHBA muajin e ardhshëm.
Të premten, BlackBerry Q10 bëri lançimin në të gjitha dyqanet dhe në internet.
Shumë thonë se është shansi i fundit i celularëve Blackberry pas versionit me prekje të telefonit, i quajtur Z10, shitjet e të cilit dështuan. Edhe pse BlackBerry ka rënë prapa rivalëve, shumë përdorues kanë qëndruar besnik, sepse ata preferojnë një tastierë fizike mbi ekranin me prekje në pajisjet iPhone dhe Android. Megjithatë, komentet fillestare e celularit nuk janë inkurajuese.
Lançimi i fundit i Blackberry
‘Ndërtuar me saktësi dhe duke ofruar performanca premium në një dizajn të pakohë, smartphone BlackBerry Q10 kombinon më së miri tastierën fizike BlackBerry dhe një ekran me prekje me fuqinë e platformës 10, “thonë prodhuesit.
Blackberry me prekje dhe tastierë