E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair Kolapsi i euros katastrofik per boten


Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, parashikoi në një intervistë për BBC gjatë të hënës se kolapsi i munshëm i euros do të ishte “katastrofik” për të gjithë Europën, por me pasoja serioze edhe për mbarë ekonominë botërore.

Sipas tij, “situata tashmë është shumë serioze dhe drejtuesit europianë janë të detyruar të përballen me disa zgjedhje të vështira dhe shumë të dhimbshme për vendet e tyre”.

Megjithatë, Blair nuk mendon se situata ka mbërritur në një pikë pa kthim. “Është e rëndëshme të vendosim të gjithë së bashku një standart të ri besueshmërie. Një krizë si kjo do të ishte shmangur nëse strukturat ekonomike do të ishin edhe më të koordinuara. Në situatën e krijuar, Situata tashmë është shumë serioze dhe drejtuesit europianë janë të detyruar të përballen me disa zgjedhje të vështira dhe shumë të dhimbshme për vendet e tyre

Tony Blair
Ish-Kryeministër i Britanisë së Madhe Europa duhet të kuptojë se bashkëpunimi fiskal tashmë është i domosdoshëm”.

Një ide të tillë, e ka dhënë më parë edhe Ministrit i Financave i Britanisë së Madhe, George Osborne. Sipas tij, është e domosdoshme që brenda Eurozonës, të gjitha shtetet të miratojnë bashkëkarisht normat tatimore dhe doganore, për të mos krijuar disnivele dhe avantazhe të pabarabarta.

Ekspertët, kanë fajësuar vazhdimisht për krizën greke mosintegrimin e sistemit të bonove të thesarit në Bankën Europiane. Kjo do të thotë se ndërsa shtetet përdorin një monedhë të përbashkët, të gjithë mund të marrin hua në mënyrë individuale, duke bërë që nesër të vuajë monedha e përbashkët dhe të ulet mirëqënia edhe në vendet pa asnjë faj.

Kriza greke e ilustron më së miri këtë. Midis ekspertëve ekonomikë të Bashkimit Europian, kufizimi i sovranitetit ekonomik të një shteti është prej kohësh një temë e gjatë debati.

Kriza Financiare
Spanjë, ekonomia rritje zero
Itali, Senati miraton paketën e kursimeve
Spekulimet pushtojnë Europën

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›