E Shtunë, 31 Tetor 2026

103 vite nga Kongresi i Manastirit

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria.

Në këtë  Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare. Në atë Kongres u ra dakord që Gjuha Shqipe të shkruhej me alfabet latin, me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona. /Start/

                                                                                             2011-11-14 13:22
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›