Krasniqi Paktet per kufijte ne Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend.
Sipas tij, këto cështje janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe cdo institucion duhet të respektojë dokumentin themeltar.
Këto komente Krasniqi i bëri pas njoftimeve se mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve, sipas propozimit të BE-së.
Por, për kryetarin e Parlamentit, një gjë e tillë tejkalon kornizën e bisedimeve teknike, e cila mbështetet në rezolutën e Kuvendit.
“Jo Një temë e tillë jo vetëm që tejkalon rezolutën, por tejkalon edhe Kushtetutën. Ne jemi për respektimin e Kushtetutës
Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës vetëm që tejkalon rezolutën por tejkalon edhe Kushtetutën. Ne jemi për respektimin e Kushtetutës”, ka deklaruar Krasniqi.
Tahiri: Menaxhimi i kufijve, ide e BE-së
Ndërsa shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri është shprehur se kjo temë është diskutuar edhe me të dërguarin e BE, Robert Cooper, i cili vizitoi javën e kaluar Prishtinën.
Sipas Tahirit, ideja e menaxhimit të integruar të kufijve është një ide e Bashkimit Evropian dhe jo e Serbisë dhe nuk nënkupton qeverisjen e kufijve.
“Ky është një koncept i qartë, i përcaktuar ligjërisht sipas ligjeve të BE-së dhe që nënkupton një bashkëpunim mes dy shteteve të pavarura në fushën e doganave dhe kufijve, në bazë të juridiksioneve përkatëse”, ka saktësuar Tahiri.
Kryenegociatorja kosovare ka shtuar se Kosova nuk ka pranuar që në dialogun teknik të diskutohet për menaxhimin e pikave 1 dhe 31, pasi ato prekin sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Propozimi në fjalë u pranua nga Prishtina zyrtare javën e kaluar, plot një muaj pasi qeveria kosovare e kishte refuzuar atë.
Veriu i Kosovës
Opozita: Qeveria dështoi me veriun
Kërkime për autorët e vrasjes së serbit
“Viktimat nga një politikë e gabuar”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Teodosje: Policia e Kosovës, korrekte
Peshkopi serb për Rashkën dhe Prizrenin, Teodosje ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe Policisë së Kosovës janë mjaft korrekte. Limaj, gjyqtari refuzon shtyrjen e procesit
Ka vazhduar të hënën seanca gjyqësore kundër deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur nga EULEX-i, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Kleckë. Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut
Njëri ndër avokatët e pavarësisë së Kosovës në SHBA, kongresisti Eliot Engel, sërish ngre zërin për shtetin e ri, por në këtë rast për veriun e tij, i cili vazhdon të prodhojë tensione dhe të jetë i pakontrollueshëm nga Qeveria e Prishtinës. Turqia, ndërmjetëse për Kosovën
Turqia duket gjithmonë e më e vendosur për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa shefi i diplomacisë së Ankarasë, Ahmet Davutogllu, ka mbërritur për bisedime në Beograd.
Thaçi: Nuk ka një datë për zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu rikthye çështjes së zgjedhjeve presidenciale në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve në përvjetorin e themelimit të partisë, ditën e shtunë.
Lajmet kryesore
Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut