Blair: Vendet aleate duhet t’i rrinë në krah Kosovës

PRISHTINË, 10 qershor/ATSH/ Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair tha sot se intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë gjëja e duhur që duhet bërë për të shpëtuar popullin e Kosovës.
Ai pas takimi me presidenten Vjosa Osmani tha se vendet aleate duhet t’i rrinë në krah Kosovës në mënyrë që e ardhmja të jetë në mekanizma ndërkombëtarë.Mirënjohje ish-kryeministrit Blair i shprehu edhe presidentja Vjosa Osmani.