Blair nuk bën për president të BE-së

Është konfirmuar. Tony Blair është përfshirë në garën për tu bërë presidenti i parë i BE-së- nëse ky funksion është i madh sa duhet. Njoftohet se ish-kryeministri i BE-së tashmë ka siguruar përkrahjen e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe të presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy. Londra zyrtare vlerëson se gjasat e Blairit janë 50 me 50.
Gjatë javëve në vijim do të kemi një debat të nxehtë në Britani dhe në Evropë, në lidhje me atë se kush duhet të mbulojë fronin e BE-së. Për rikthimin e mundshëm politik të njeriut mjaft të popullarizuar përtej Atlantikut do të mbretërojë edhe në SHBA, pasi që emërimi i mundshëm i Blairit mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm edhe në politikën e jashtme të SHBA-së.
Në mbrojtje të tij, Tony Blair meriton lëvdata për përkrahjen e tij të paluhatshme për aleatin më të ngushtë të Britanisë, SHBA-në, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, e gjithashtu edhe gjatë luftës në Irak.
Blair gjithashtu mori një qëndrim të qartë kundër fushatës së spastrimeve etnike, të ushtruar nga ana e serbëve në Ballkan, në momentin kur presidenti amerikan, Bill Clinton, po luhatej dhe mbështeti retorikën e tij, me stacionimin e një numri të madh të ushtarëve britanikë në Kosovë. Në arenën ndërkombëtare, Blair shpesh ka vepruar si një njëri i parimeve, i cili me sinqeritet ka besuar se Britania duhet të veprojë kundër regjimeve gjenocidiale dhe kundër diktatorëve.
Për fat të keq, kryesimi ndërkombëtar i Blairit nuk u shoqërua me shpenzime të duhura të mbrojtjes në Britani, e as me vullnetin për të konfrontuar ekstremistët islamikë që vepronin brenda Britanisë.
Përderisa Blair do të hyjë në histori si një prej kryeministrave më të rëndësishëm të Britanisë në 100 vitet e fundit, ai nuk është Margret Thacher apo Winston Churchill, që të dy udhëheqës, të cilët, për dallim nga Blairy, kanë kuptuar si duhet interesat e Britanisë në Evropë.
Në momentin kur po nxehet debati për kandidaturën e Blairit, ekzistojnë disa arsye se pse presidenca e Blairit në BE do të ishte kundër interesave kombëtare të Britanisë.
1. Blair do të forconte ngritjen e Evropës federative
Asnjë udhëheqës në kohërat moderne nuk ka bërë më shumë se Blairi për të minuar sovranitetin kombëtar të Britanisë. Një figurë karizmatike nga Britania, e cila beson në projektin evropian, do të ishte një dhuratë për eurofederalistët dhe kjo është arsyeja se pse Blair mbështetet aq fuqishëm nga ata.
Si kryeministër, Blair ka mbështetur Kushtetutën e Evropës, Konventën evropiane për të drejta të njeriut, si dhe politikën evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes.
2. Blair nuk do të kishte legjitimitet në sytë e qeverisë së ardhshme të Britanisë
Si president i BE-së, Blair do të ishte përfaqësues i pazgjedhur i 500 milionë evropianëve, duke përfshirë këtu edhe 61 milionë britanikë, të cilët në zgjedhjet e ardhshme me gjasë do të largojnë nga pushteti partinë e tij laburiste. Një gjendje e përhershme e luftës do të ekzistonte mes presidentit të BE-së dhe kryeministrit të Britanisë, me Blairin, i cili do të shfrytëzonte çdo mundësi për të margjinalizuar në Evropë kryetarin e konservatorëve britanikë, David Cameronin.
3. Blair do të minonte marrëdhëniet speciale angloamerikane.
Si mund të ndodhë kjo, nëse Blair është aq proamerikan? Përgjigjja është e thjeshtë, për shkak se Blair është një figurë e respektuar në SHBA, ai do të jetë i aftë që të forcojë ndikimin dhe reputacionin e Brukselit në Washington. Blair është i aftë që të forcojë rolin e BE-së si aktor i rëndësishëm në Washington, në kurriz të marrëdhënieve speciale mes Britanisë dhe SHBA-së.
4. Blair do ta dominonte politikën e jashtme të BE-së
Nëse zgjidhet president, Blair mund të jetë edhe ministër i Jashtëm i BE-së. Dëshira e tij si president do të jetë forcimi i Evropës si aktor i rëndësishëm në skenën botërore. Ai do të përqendrohet në projektimin e kryesimit të BE-së në lidhje me çështjet siç janë procesi paqësor në Lindjen e Mesme, krizën bërthamore me Iranin dhe lufta në Afganistan. (The Telegraph)