E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton apelon për përmbajtje në Lindjen e Mesme

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i ka thënë zyrtarëve në Lindjen e Mesme se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është i vendosur që të vendosë paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.

Në Konferencën e mbajtur në Marok, në të cilën morën pjesë Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarët tjerë nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe ata nga disa shtete të industrializuara, Clinton theksoi se në kërkim të vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme, të gjitha palët duhet të kenë kujdes me retorikën e tyre.

Ajo ju referua nevojës për tiu shmangur padive të ndërsjella, për të cilat theksoi se janë të kuptueshme, por të dëmshme.

Pas fjalimit të saj në Marakesh, Clinton udhëtoi për në Kajro, për të marrë pjesë në takimin e organizuar me nguti me zyrtarët egjiptianë, përfshirë këtu edhe presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›