Fillon Festivali i teatrit

Që prej ditës së djeshme Kosovës i është shtuar edhe një festival i teatrit. Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, i cili organizohet nga Teatri Kombëtar i Kosovës, ka filluar të hënën mbrëma dhe do të zgjasë deri më tetë nëntor.
Nata e parë është hapur me shfaqjen Rags of Memory të teatrit Instabili Vaganti, nga Italia. Gjatë këtyre ditëve Teatri Kombëtar do të jetë nikoqir i shfaqjeve të ardhura nga trupat teatrale të vendeve të ndryshme të botës. Motoja e këtij edicioni do të jetë Këndimi, muzika dhe rituali identifikimi dhe pikëtakimi i teatrit me vetveten.
Në këtë kontekst, Festivali është konceptuar si një paraqitje e shfaqjeve teatrore, të cilat, para së gjithash, janë krijuar duke u bazuar në artin e këndimit dhe, përgjithësisht, në elementet dhe në format e ndryshme muzikore, të cilat regjisorëve dhe krijuesve të teatrit u kanë shërbyer si lajtmotiv dhe, njëkohësisht, si ngacmim artistik për krijimin e imazheve skenike dhe të veprimit skenik.
Parë nga ky këndvështrim, përvoja krijuese e teatrove të ndryshme, të cilat me shfaqjet e tyre do të jenë pjesë e këtij festivali, rikonfirmon aftësinë e përhershme regjeneruese dhe eksploruese të teatrit, i cili, si një medium artistik i mundësive dhe formave të shumëfishta, kësaj here gjen pikëtakime dhe mbështetje për rikonfigurimin e tij estetik tek këndimi dhe, përgjithësisht, tek muzika.
Një nënshtresë tjetër, po aq e vlefshme sa edhe muzika, në disa nga shfaqjet e këtij edicioni është dimensioni ritualesk, të cilin krijuesit e tyre e kanë përvetësuar dhe përshtatur kreativisht duke u mbështetur në traditën ritualeske të kohëve, të vendeve dhe të kombeve të ndryshme. Këngët e vjetra dhe ritet e traditës popullore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një burim i pashtershëm, në të cilin teatri, si një medium me rrënjë e farë në lashtësitë primitive, e shuan etjen, kureshtjen dhe nevojën e tij të përhershme për eksplorim dhe identifikim me shenjat e një tradite.
Përpos shfaqjeve teatrale, festivali përbëhet edhe nga ligjëratat e ndryshme mbi teatrin, shfaqja e filmave dokumentarë, punëtori me artistë si dhe performansat e ansambleve polifonike dhe folklorike. Të pranishëm do të jenë grupet teatrale nga vende të ndryshme të botës si Italia, Belgjika, Sllovenia, Austria, Ukraina dhe Maqedonia. Ndërsa me një shfaqje do të marrë pjesë edhe vet nikoqiri i festivalit, Teatri Kombëtar, që do të japë shfaqjen Çifti Martin nga regjisori Bekim Lumi.
I konfiguruar mbi këngën, muzikën dhe ritualin, edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë vjen me pretendimin për të qenë një paraqitje dhe një përvojë e re kreative në observimet, në gjurmimet dhe në përpjekjet e gjithanshme të krejt procesit krijues skenik, i cili, duke mos i përfillur klishetë dhe uniformitetin, nga kontakti dhe marrëdhënia e natyrshme e teatrit me artet dhe mediumet tjera, e dëshmon fuqinë, energjinë, elegancën, elasticitetin dhe shkathtësinë e tij për ta regjeneruar vetveten. Në të vërtetë, kënga, muzika dhe rituali janë identifikimi dhe pikëtakimi i teatrit me vetveten.
Ky është edicioni i parë i këtij festivali dhe, si i tillë, mbahet nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri. Organizimi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë mbështetet materialisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga disa donatorë të tjerë.
Organizimi i edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë është vazhdimësi e bashkëpunimit ndërkombëtar të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe, njëkohësisht, e përpjekjeve tona të përbashkëta për një prani sa më të madhe të këtij teatri dhe të teatrove tjera kosovare në skenën artistike europiane dhe botërore, është shprehur ministri Beqiri.
Ai ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e vazhdueshme të Teatrit Kombëtar në përpjekjet e tij për krijimin e një imazhi bashkëkohor sa më të qëndrueshëm. Mbështetja për organizimin e këtij festivali është pjesë e politikave kulturore dhe e angazhimit të vazhdueshëm e serioz të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në funksion të shndërrimit të institucionit të Teatrit Kombëtar të Kosovës në një medium artistik të vlerave dhe të standardeve profesionale ndërkombëtare, ka shtuar ministri Beqiri.
AKTIVITETET
E MARTË, 3 NËNTOR
11:30 - 12:30
Takim me: Anëtarët e Teatrit Instabili Vaganti,
20:00 - 21:30
PROJECT EDEN
Ansambli Tortz, Belgjikë
22:00 - 23:00
Ansambli Polifonik
BILBILAT E PROGONATIT
Tepelenë, Shqipëri
[Vendi: Muzeu Etnologjik i Kosovës]
E MËRKURË, 4 NËNTOR
10:00 - 11:30
Ligjërata:
Hans Echnaton Schano
Ritet, Vizionet dhe Veprimet për një njerëzim që ndryshon kontributet e Teatrit të Gjallë për lirinë dhe përgjegjësinë individuale e kolektive gjatë shtjellimit të Dramës Sociale.
11:30 - 12:30
Takim me: Anëtarët e Ansmablit Tortz,
20:00 - 21:30
SKRIP ORKESTRA
Teatri Glej, Slloveni
22:00 - 23:00
Ansambli Polifonik
BILBILAT E PROGONATIT
Tepelenë, Shqipëri
[Vendi: Muzeu Etnologjik i Kosovës]
E ENJTE, 5 NËNTOR
10:00 - 11:30
Punëtori:
Dora Arreola
Punëtori vepruese: Sistemi Grotowski
11:30 - 12:30
Takim me:
Anëtarët e Teatrit Glej
18:00 - 19:00
SHFAQJE
Baleti Kombëtar i Kosovës, Kosovë
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës
20:00 - 21:30
NO SHADOW
Teatri Lalish, Austri
22:00 - 23:00
Ansambli folklorik
RUGOVA
Pejë, Kosovë
[Vendi: Muzeu Etnologjik i Kosovës]
E PREMTE, 6 NËNTOR
10:0011:30
Shfaqje
Film dokumentar mbi jetën e Grotowski-t
11:30 - 12:30
Takim me:
Anëtarët e Teatrit Lalish
20:00 - 21:30
RASA
(TË DILËN NË MËNGJES)
Maisternia Pisni Theatre, Ukrainë
22:00 - 23:00
Ansambli folklorik
TRADITA
Lezhë, Shqipëri
[Vendi: Muzeu Etnologjik i Kosovës]
E SHTUNË, 7 NËNTOR
10:00 - 11:30
Takim me:
Anëtarët e Teatrit Maisternia Pisni
11:00 - 18:00
Vizitë
Vizitë dhe drekim te Kulla e Mazrekajve
(Shtëpi shqiptare tradicionale në Dranoc, Deçan)
20:00 - 21:30
ÇIFTI MARTIN
Teatri Kombëtar i Kosovës, Kosovë
22:00 - 23:00
Shaqir Hoti
Muzikë me instrumente frymore
Prishtinë, Kosovë
[Vendi: Muzeu Etnologjik i Kosovës]
E DIELË, 8 NËNTOR
11:30 - 12:30
Takim me:
Anëtarët e Teatrit Kombëtar të Kosovës
20:00 - 21:30
TAPANI VO NOKTA
Vojdan Cernodrinski Theater Prilep, Maqedoni.
22:00 - 23:00
Kokteji përmbyllës i festivalit në Teatrin Kombëtar të Kosovës