Blakeman: Bizneset duhet të operojnë pa ndërhyrjen e qeverisë, SHBA-të të mbështesin vendet që respektojnë demokracinë
Bruce Blakeman, kandidati republikan për guvernator të New York-ut, ka folur ndër të tjera në News 24 edhe për biznesin.

Ai theksoi se bizneset duhet të kenë mundësi të operojnë pa ndërhyrjen e qeverisë, duke e renditur këtë mes parimeve që duhet të respektojnë vendet që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nga News24 se çfarë duhet të bëjnë institucionet amerikane për të nxitur transparencën dhe përgjegjshmërinë kur ndaj qeverive të vendeve aleate ngrihen akuza serioze për korrupsion, Blakeman u shpreh se politikat amerikane duhet të mbështesin vendet që respektojnë parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet e ndershme.
“Ne duhet të kemi politika që mbështesin vendet që respektojnë parimet demokratike, lejojnë bizneset të operojnë pa ndërhyrjen e qeverisë dhe garantojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme”, deklaroi Blakeman.