E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc ishte gati të largohet

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 12:23

Laurent Blanc konsideroi dorëheqjen pas skandalit të diskriminimit racor që goditi futbollin francez në muajin e fundit, tha selektori i Francës. Blanc ishte shfajësuar pas hetimeve nga Ministria e Sportit dhe Federata franceze e Futbollit, që konfirmuan besimin ndaj ish qendërmbrojtësit të enjten. Mirëpo, skandali la gjurmë te Blanc. “E kam marr shumë keq. Më shkoi mendja rreth largimit pasi nuk doja të jem selektor i Kombëtares në një situatë të tillë. Por, largimi nuk do të kishte qenë vendim i mirë. Në fund dominoi dëshira për të vazhduar”, tha Blanc për televizionin francez TF1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›