Hulk vazhdon në Porto

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 12:23
Porto ka paguar 13.5 milionë euro për të siguruar 40 për qind të drejtave sportive të sulmuesit të tyre brazilian, Hulk dhe vazhdoi kontratën e tij deri më 2016, ka njoftuar klubi portugez të shtunën. “Porto njofton se ka vazhduar kontratën e Hulkut deri më 30 qershor, 2016 duke vendosur dëmshpërblimin për largimin e tij në 100 milionë euro”, thuhej në komunikatën e Portos. Pagesa i është bërë klubit uruguaian Atletico Rentistas dhe nënkupton se Porto tani mban 85 për qind të të drejtave sportive të Hulkut.