Van Gal niset me forca shtese, rikthehet Arjen Roben me bavarezet
Holandezi i Bajernit te Mynihut, Arjen Roben deklaroi se do te jete gati per te luajtur kunder Mancester Junajtid, ne ndeshjen e sotme cerekfinale te "Champions League".
-"Nuk kam ardhur per te qendruar ne stol", - theksoi Roben, i pranishem ne seancen e djeshme stervitore te bavarezeve, ne Mancester. "Jam ketu per te luajtur sa me shume dhe lajmi i mire eshte se mjeket me kane dhene viston, qe te aktivizohem nga minuta e pare e ndeshjes", - theksoi mesfushori i krahut te Bajernit. Roben, i cili shenoi nje gol spektakolar ndaj Fiorentines, duke e ndihmuar Bejernin per te kaluar ne cerekfinale, humbi ndeshjen e pare qe u zhvillua ne Mynih. Por, pas rikuperimit, trajneri Luis Van gal do te kete nje force me shume ne fushe, ndaj ekipit anglez. Bajerni synon qe te mbroje fitoren 2-1 qe arriti ne ndeshjen e pare, me qellim qe te kualifikohet, per t'u rikthyer pas nje periudhe te gjate ne gjysmefinale te "Champions League".