Blasfemia, gjykata në Pakistan nuk ndalet përpara një fëmije down

Rimsha Masih, e akuzuar për blasfemi
Një gjykatë pakistaneze ka zgjatur me dy javë mbajtjen në burg të një vogëlusheje kristiane, e akuzuar për blasfemi pas djegies së disa fletëve të Kuranit.
Avokati i vajzës, Tahir Naveed Chaudhry, ka shpjeguar se bëhet fjalë për një vendim procedural, duke pasur parasysh se periudha e dënimit kishte nisur dje. Televizioni shtetëror pakistanez ka transmetuar imazhe të vajzës në sallën e gjyqit, e rrethuar nga policë, e mbuluar për të fshehur identitetin e saj. Vajza, vetëm 14 vjeç, është ndaluar në 16 gusht, pasi disa fqinjë e kanë akuzuar se kishte djegur fletë nga Kurani. Një komision mjekësor ka dal në konkluzionin se vajza vuan nga sindroma Down, por gjithsesi vajza ka përfunduar në burg, pasi ka rrezikuar të digjej e gjallë nga një grup banorësh të fshatit Meharabadi, fare pranë kryeqytetit, Islamabad.
Rasti i vajzës dhe i ligjit të blasfemisë, ende në fuqi në Pakistan, ka sjellë reagime në mbarë botën. Ligji i blasfemisë parashikon dënimin me burgim të përjetshëm ose dënimin me vdekje. Ndërkaq kristianët që banojnë në lagjen e 14-vjeçares janë detyruar të lënë banesat e tyre, nga frika e reagimeve të dhunshme nga fqinjët msylymanë.
1 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Blasfemia, gjykata në Pakistan nuk ndalet përpara një fëmije down burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip