E Diel, 1 Nëntor 2026

Blater: Platini po mendon si Gadafi

Sep Blater ka lëshuar një sulm shumë të ashpër ndaj Mishel Platini, duke kritikuar idenë e këtij të fundit për të organizuar Euro 2020 në 13 shtete të ndryshme. Presidenti i FIFA-s ka shkuar deri aty, sa ka krahasur presidentin e UEFA-s me ish-diktatorin libian, Muhamar Gadafi.

"Euro 2020 në 13 vende të ndryshme? Është një aktivitet pa shpirt dhe zemër. Para Platini, ishte Gadafi që propozonte një ide të tillë për Botërorin. Një turne i luajtur në një vend të vetëm krijon identitet dhe eufori, merrni si shembull Gjermani 2006.

Unë i tregova Platinisë se koloneli Gadafi kishte menduar një plan të ngjashëm për kandidaturën e Botërorit 2010. Gadafi më tha asokohe se duhej të luhej një ndeshje në secilën prej 53 shteteve afrikane dhe që vetëm finalja të luhej në Afrikën e Jugut.

Tani Platini beson në një ide të tillë, ndërsa unë them se është e parealizueshme dhe jashtë çdo diskutim" deklaroj Blatter 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›