OSBE Bosch raporton ne Vjene PS bllokoi reformat integruese

Reforma ne drejtesi bojkoti i socialisteve pengoi miratimin
Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope kritikon Partine Socialiste dhe qendrimet e mbajtura prej saj pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne raportin e prezantuar nga kreu i OSBE-se ne vendin tone Robert Bosch para Keshillit te Perhershem te kesaj organizate theksohet se bojkoti i Kuvendit per muaj me radhe ka penguar miratimin e shume projektligjeve te rendesishme ne kuader te reformes ne sistemin e drejtesise por dhe reformave integruese. Ne raport theksohet se selia roze nuk mori parasysh rekomandimet e perseritura te nderkombetareve per te ndjekur nje politike konstruktive dhe bashkepunuese. Ambasadori Bosch ka vleresuar nderkohe punen e bere nga qeveria per luften kunder krimit te organizuar trafikut te qenieve njerezore si dhe trafikut te lendeve narkotike.
Raporti
Raporti i prezantuar nga Bosch para Keshillit te Perhershem te OSBE-se nxjerr ne pah mosmarreveshjet mes forcave politike ne vendin tone. Duke analizuar situaten politike pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 ai thekson se opozita ka qene mosbashkepunuese gjate gjithe kohes dhe madje ka bojkotuar Parlamentin per 6 muaj me radhe. Kjo situate sipas Bosch ka bere qe te bllokohet miratimi i nje sere projektligjesh qe kerkojne shumice te cilesuar. Mungesa e dialogut politik ka penguar mundesine e ligjvenesit per te miratuar disa ligje te nevojshme per te cuar perpara axhenden e integrimit - theksohet ne raport. Ambasadori ka analizuar me tej qendrimet e socialisteve bojkotin por dhe greven e urise si dhe negociatat e Strasburgut te cilat nuk munden te conin ne nje zgjidhje perfundimtare. Ne raport kritikohet opozita e cila nuk ka dhene konsensusin per reformen ne sistemin e drejtesise cka ka bere qe pavaresia e gjyqesorit te mbetet ende nje sfide. Gjithsesi Bosch ka vene theksin tek pavaresia e fituar nga Gjykata Kushtetuese qe nga viti 2005 e ne vazhdim. Mungesa e gjate e PS-se ne Parlament dhe politika e saj e mepasshme per te mos votuar asnje ligj qe kerkon shumice te cilesuar ka bere qe Parlamenti te mos jete ne gjendje te miratoje disa ligje kyce nder me kryesoret ate per Keshillin e Larte te Drejtesise per zevendesimin e ligjit jokushtetues per Konferencen Kombetare Gjyqesore dhe vecanerisht ligjin per krijimin e Gjykates Administrative. Gjate gjithe vitit PS-se i eshte sjelle ne kujtese ne menyre te perseritur nga shume aktore nderkombetare se kishte pergjegjesine per te permbushur detyren e saj kushtetuese si nje opozite konstruktive dhe per te kaluar disa ligje shume te rendesishme me gjithe merine e saj. Situata e ndere politike ka bere qe pergjithesisht ata te mos i marrin parasysh keto thirrje - theksohet ne raport. Perfaqesuesi i pranise se OSBE-se ne vendin tone ka vleresuar punen e mire te qeverise ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe mbrojtjen e viktimave te trafikimit si dhe luften kunder korrupsionit e cila vijon te mbetet perparesi per ekzekutivin. Ne kete kuader vleresohet miratimi i nje plan veprimi te perditesuar per Strategjine Ndersektoriale per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit dhe per nje Qeveri Transparente si dhe puna e bere nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne ekspozimin e rasteve te konfliktit te interesit dhe ne zbatimin e detyrimeve per deklarimin e pasurive. Vleresime jane dhene edhe per bashkepunimin e mire mes Interpolit Europolit dhe shume misioneve policore dypaleshe ne luften e krimit nderkufitar cka ka sjelle ndalimin e shume operacioneve kriminale. Sa i perket shoqerise civile qeveria merr note pozitive per miratimin e Statutit te Shoqerise Civile duke njohur keshtu rolin e saj. Raporti i OSBE-se ngre nderkohe si shqetesim ceshtjen e reformes se prones ne vendin tone. Sipas tij kjo ceshtje eshte mjaft e nderlikuar per shkak edhe te kuadrit ligjor mjaft kompleks cka ka bere qe ende te mos kemi nje zgjidhje perfundimtare. Sa i perket decentralizimit OSBE rekomandon nje dialog me pak te politizuar mes qeverise qendrore dhe asaj vendore ne menyre qe te ndertohet nje kuader me i qarte. Per OSBE-ne vijon nderkohe te mbetet shqetesim transparenca ne tregun e mediave. Lidhur me ligjin e SHISH-it Bosch shpreson se drafti perfundimtar do te reflektoje verejtjet e bera nga faktori nderkombetar.
Bosch Te drejtat e njeriut Shqiperia zhvillime pozitive
OSBE vlereson masat e marra nga qeveria shqiptare ne kuader te te drejtave te njeriut. Ne raportin e ambasadorit Robert Bosch theksohet se ky vit eshte karakterizuar nga zhvillime pozitive ne kete drejtim. Ne raport permendet miratimi i ligjit Per mbrojtjen nga diskriminimi i cili eshte ligj qe ofron mbrojtje per nje game te gjere personash qe mund te jene pre e diskriminimit. Vleresohen edhe masat e marra ne burgje apo paraburgim. Raporti permend qendren e re te paraburgimit te hapur ne Durres ne vitin 2009 si dhe uljen e mbipopullimit te burgjeve kryesisht fale ngritjes se sistemit te ri te proves. Vleresohet vendimi i qeverise per te miratuar ndryshime ne Rregulloren e Pergjithshme te Burgjeve te cilat synojne tu japin zyrtareve te burgjeve me shume mjete per nje menaxhim te efektshem edhe pse shtohet se duhet te vijojne permiresimet ne kete drejtim. Raporti i prezantuar nga Bosch vlereson masat e marra ne mbeshtetje te pakicave dhe bazen e mire ligjore ne kete drejtim. Por shtohet se duhet te behet me shume per perfaqesimin e tyre ne institucionet shteterore. Raporti pershendet miratimin e nje strategjie kombetare si pjese e Nismes se Dekades Rome.