Blatter kunder manjateve te Premier League

Sepp Blatter duket i vendosur ne instalimin e normave qe ndalojne klubet te bejne “marrezi” ne merkato, duke dobesuar rivalet per te forcuar ndjeshem perberjen e tyre, vetem sepse nje pronar i pasur ka deshire te shpenzoje pa fund.
Kreu i FIFA-s ka dale kunder pronareve te huaj ne skuadrat europiane, duke kerkuar norma me te rrepta qe te ndalojne “cmendurite” qe ata kane ne koke. Kerkesa i eshte bere Bashkimit Europian, me te cilin, Blatter u perplas pak kohe me pare, rreth idese per kufizimin e te huajve ne skuader. Shefi i FIFA-s duket shume i shqetesuar nga invazioni i miliardereve drejt Premier League.
“Dicka duhet te bejme per te kontrolluar keta pronare. Tani mund te blihet shume lehte nje shoqeri futbolli, njelloj sikur je duke blere nje fanele. Ka dicka shume te gabuar ne kete mes dhe i kerkoj Komisionit Europian te nderhyje sa me shpejt”, shprehet Blatter ne vija te pergjithshme, duke mos dhene asnje zgjidhje konkrete.