E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja kuqezi e re ne moshe

Djemte e drejtuar nga Arie Haan kane nje mesatare 27.31 vjec, cka do te thote qe Shqiperia ka ende vend per konsolidime ne skuader, per shkak se disa prej futbollisteve kane luajtur shume pak me njeri-tjetrin.

Kombetarja kuqezi eshte nje prej ekipeve me moshe me te re mes skuadrave europiane. Djemte e drejtuar nga Arie Haan kane nje mesatare 27.31 vjec, cka do te thote qe Shqiperia ka ende vend per konsolidime ne skuader, per shkak se disa prej futbollisteve kane luajtur shume pak me njeri-tjetrin.

Largimi i disa veteraneve dhe afrimi i te rinjve, proces i nisur nga kroati Baric, ka bere qe grupi te rifreskohet, gje e cila eshte vene re edhe ne parametrat fizike te ekipit. Emrat qe kane rifreskuar listen jane Berisha, Hyka, Vangjeli, Lila e Bakaj.

Per sa i perket ekipeve te grupit tone, Danimarka ka moshen me te vjeter me nje mesatare 29.83, me pas vjen Suedia me 29.19, e ndjekur nga Malta me 28.90. Nje vend siper nesh qendrojne kundeshtaret e radhes, Hungaria me nje moshe mesatare 27.57, ndersa Portugalia eshte kombetarja me moshen me te re ne grup, 26.84.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›