E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana hyn në historinë Olimpikut të Marsejës

Në minutën e 79-të të ndeshjes Olimpiku i Marsejës-Kaen të zhvilluar të shtunën e kaluar, Lorik Cana u bë lojtari marsejez më i ndëshkuar në historinë e klubit francez. Lajmi jepet nga faqja franceze lephoeecen.fr.

Në fakt, me 49 kartonë të verdhë të marrë qysh kur ai mbërriti në Olimpik i Marsejës (gusht 2005), shqiptari kaloi ish-lojtarin e Marsejës, Bernard Kasoni.

Trajneri aktual i Bastias, megjithatë ka marrë edhe tetë kartonë të kuq gjatë karrierës së tij me Olimpikun, ndërkohë që Lorik Cana nuk është ndëshkuar kurrë me fanellën olimpikase. Cana do të mungojë ndeshjen e ardhshme kundër Valensien.

Ja dhe top-15 lojtarët me më shumë kartona te Marseja

Lojtari Kartonë të verdhë Ndeshje

1 Lorik CANA 49 146

2 Bernard CASONI 48 221

3 Eric DI MECO 47 276

4 Abdoulaye MEITE 38 156

5 Hamada JAMBAY 33 140

6 José Carlos MOZER 30 118

7 Sébastien PEREZ 29 96

8 Manuel AMOROS 28 172

9 Habib BEYE 26 174

10 Jean-Pierre PAPIN 24 278

11 José ANIGO 23 213

12 Basile BOLI 23 163

13 Didier DESCHAMPS 23 156

14 Abdoualye DIALLO 23 190

15 Marc LIBBRA 23 148

E Marte, 07 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›