Blatter, po teknologjisë ne vijen fatale

(ALBANIA SPORT) – Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, deklaroi se ai mund ta konsiderojë të vlefshme video-asistencën për gjyqtarët në të ardhmen. Shefi i futbollit botëror ka qenë më parë një kundërshtar i përdorimit i përsëritjes përmes videos si një ndihmë për gjyqtarët, pasi ajo mund të ndërpriste rrjedhshmërin e lojës. Duke folur për gazetën zvicerane “Sonntagsblick”, Blatter pohoi: “Unë nuk jam komplet kundër teknologjisë. Por vetëm teknologjia e mbikëqyrjes së vijës së portës mund të përfshihet, vetëm ajo”. Blatter u shpreh sërish kundër hyrjes së një ndihme të tillë në gjatë Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut. “Ne nuk do të bëjmë asnjë eksperiment atje, përfshirë edhe vendosjen e dy gjyqtarëve shtesë”. Burimi: Albania-sport.comE Hene, 25 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili