E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro: Bashkiaku Gjika, presion Sadikut

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Besës, Shpëtim Duro, deklaroi se vendimin e gjyqtarit kryesor, Remzi Sadiku, për mosdhënien e penalltisë në favor të Besës në ndeshjen kundër Flamurtarit (vlonjatët fituan 1-0, java 18) ndikoi drejtpërdrejt edhe presioni që i është bërë nga ana e shefit të klubit vlonjat, Geri Çipi, dhe nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika: “Na është akorduar një 11-metërsh më se i rregull dhe është anuluar nga ana e gjyqtarit. Kemi pasur një ide për të mos vazhduar më pjesën e dytë të ndeshjes, por ne nuk jemi rrugeçër në sjelljet tona dhe pas bisedës me presidentin Bizhdili vendimin që të rikthehemi në fushën e lojës vetëm për tifozët e pranishëm në stadium”.  Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, pohoi se ndeshja i ngjau më shumë një ndeshje regbie, dhe se do të kërkojë nga Komisioni i Disiplinës fitoren në tavolinë. Burimi: Albania-sport.comE Hene, 25 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›