E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 18, Gramozi – Apolonia 1-0

(ALBANIA SPORT) – Gramozi (post-Real Madrid) triumfoi 1-0 me Apoloninë në motin e ftohtë të Ersekës, me një gol të realizuar nga mbrojtësi shkodran Klodian Semina në minutën e 41-të. Me këtë fitore, e 4-ta sezonale për kolonjarët, skuadra e Agim Canajt (e financuar nga “Taci Oil International) u ngjit në kuotën e 18 pikëve (vendi i parafundit). Apolonia pësoi humbjen e shtatë në 18 javë, dhe duket se është larg atij profili të bujshëm të fillimsezonit. Edhe në këtë ndeshje duhet theksuar se ekipet mbajtën një minutë heshtje në kujtim të legjendës Panajot Pano.

Kategoria Superiore
Java 18

24.01.2010

Flamurtari-Besa      1-0
Shënues: Ardit Shehaj 13’

Laçi-Teuta            0-0

Gramozi-Apolonia      1-0
Shënues: Klodian Semina 41’

Skënderbeu-Kastrioti  0-1
Shënues: Oriand Abazaj 38’

23.01.2010

Shkumbini-Vllaznia   2-1
Shënues: Fejzo Shënaj 34’ , Altin Grbovic 66’ / Ndriçim Shtubina 56’
 
25.01.2010
Tirana-Dinamo        18:00
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 24 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›